Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Bravo Milan, more një fenomen! Tifozët do të argëtohen me Chukwuezen”

Samuel Chukwueze është një nga blerjet më cilësore të Milanit gjatë kësaj merkatoje verore. Kuqezinjtë siguruan sulmuesin e djathtë nga Villarreali për 20+8 milionë euro.

24-vjeçari firmosi një kontratë 4-vjeçare me Milanin, që pas shumë kohësh siguron një element me kualitet në krahun e djathtë të sulmit.

Chukwueze djathas dhe Leao majtas, i mbushin plot ëndrra tifozët e shumtë të “Djallit”. Stefano Pioli nuk e fshehu gëzimin e tij për ardhjen e nigerianit:

Lexo edhe:

Ne po kërkonim për një sulmues krahu si ai. Është i shpejtë, teknik dhe i fortë në duelet një kundër një. Ka edhe aftësinë të sulmojë thellësinë, është i kompletuar“, deklaroi tekniku italian.

Në lidhje me Chukwuezen dhe transferimin e tij te Milani, ka folur edhe Gernot Rohr, ish-trajneri i Nigerisë. Gjermani ishte i pari që e afroi në kombëtaren afrikane. Duke i dhuruar debutimin pesë vite më parë.

Më lejoni ta nis kështu: Milani ka marrë një talent. Ai ka luajtur gjithmonë si sulmues i djathtë me mua. Ka një gjuajtje të bukur, por cilësia e tij më e rëndësishme është loja një kundër një.

Ai gjithmonë arrin të driblojë lojtarin kundërshtar. Këtë e bën në mënyrë sistematike, duke i krijuar superioritet skuadrës së tij. Gjithmonë driblon, në disa raste edhe më tepër seç duhet.

Por të jeni të sigurt për një gjë: tifozët e Milanit do të argëtohen me Chukwuezen. Samu është një djalë modest dhe i përulur. I dëgjon me vëmendje këshillat. Në tri vite nuk e kam qortuar kurrë!

Asnjëherë nuk e ka tepruar me sjelljet e tij. Dhe as që më kujtohet të ma ketë kthyer ndonjëherë fjalën apo të ketë kontestuar zgjedhjet e mia… Është një fenomen edhe sa i përket sjelljes“, u shpreh 70-vjeçari, aktualisht trajneri i Beninit.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...