Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Broja shpërdoron, por Chelsea fiton, Man. City ndalet në shtesë

Broja shpërdoron, por Chelsea fiton, Man. City ndalet në shtesë
Broja shpërdoron, por Chelsea fiton, Man. City ndalet në shtesë

Chelsea rikthehet te fitorja, teksa ka triumfuar me rezultatin 2-0 në shtëpi ndaj Sheffield United. Ndonëse me një kundërshtar modest përballë, londinezët e Pochettinos vuajtën jo pak, duke gjetur golin e avantazhit vetëm në fillim të pjesës së dytë me anë të Palmer, ndërsa në minutën e 61-të Jackson shënoi edhe golin e dytë.

Pati minuta edhe për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, i cili u aktivizua në të 75-ën dhe në të 84-ën pati një rast të artë shënimi, por e shpërdoroi në mënyrën më të keqe të mundshme.

VIDEO/ Porta bosh, Armando BROJA shpërdoron rast flagrant për gol

Palmer shërbeu për sulmuesin brenda zonës, por ndonëse me portën bosh, Broja gjuajti keq, ndërsa tre minuta më vonë humbi një tjetër mundësi shënimi, por këtë herë jo aq flagrante.

Lexo edhe:

Nuk arrin të gjejë vazhdimësinë Manchester City, që nuk shkoi dot përtej barazimit 2-2 ndaj Crystal Palace, ndonëse krijoi avantazhin fillestar prej dy golash. Grealish dhe Lewis shënuan për ‘citizens’, por Crystal Palace rihapi takimin me Mateta dhe gjeti golin e barazimit në shtesë me Olise, që ekzekutoi saktë një penallti.

Newcastle triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Fulham, ndërsa takimi Bournemouth-Luton u ndërpre kur rezultati ishte 1-1, pasi kapiteni i miqve Lockyer pësoi atak kardiak dhe ra pa ndjenja në fushë.

VIDEO/ Tom Lockyer rrëzohet pa ndjenja në fushën e lojës, ndërpritet Bournemouth-Luton

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...