Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Ramadani shënon supergol dhe rikthen Leccen te fitorja

VIDEO/ Ramadani shënon supergol dhe rikthen Leccen te fitorja
VIDEO/ Ramadani shënon supergol dhe rikthen Leccen te fitorja

Ylber Ramadani gjen golin e parë në Serinë A. Mesfushori shqiptar shënoi një gol spektakolar në minutën e 89’ të ndeshjes mes Lecces dhe Frosinones, duke u dhënë triumfin 2-1 puljezëve.

Mesfushori kuqezi, që u transferua vetëm këtë verë te Lecce, u shndërrua menjëherë në titullar të padiskutueshëm, por iu desh të presë 16 ndeshje për të shijuar golin e tij të parë në elitën e futbollit italian.

Sulmuesi Roberto Piccoli shënoi golin e parë për Leccen, në minutën e 11, por Kaio Jorge riktheu baraspeshën në të 33-tën. Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit, Lecce u hodh e gjitha në sulm dhe në minutën e 89’ ishte Ramadani që provoi nga një distancë prej afërsisht 30 metrash, duke dërguar topin në rrjetë.

Festë legjitime për mesfushorin shqiptar, që ndërpreu kështu serinë prej 4 barazimesh radhazi për Leccen dhe i dha skuadrës fitoren e munguar që prej 22 shtatorit në kampionat.

Lexo edhe:

Fill pas ndeshjes, Ramadani shpërtheu sërish në festë për golin e tij të parë në Serinë A, që do të mbahet mend gjatë, teksa ndau gëzimin me mesfushorin tjetër shqiptar të Lecces, Medon Berisha.

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Serie A

Pas triumfit në Serinë A, Simone Inzgahi ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe u ka kërkuar drejtuesve të Interit që t’i...

Champions League

Arbitri Daniele Orsato shpërtheu në lot në përfundim të sfidës PSG-Dortmund, e cila ishte e fundit në Europë për italianin. Orsato do të tërhiqet...

Champions League

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los Blancos” iu falën dygolëshit...