Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Çfarë do të ndodhë me Klopp, në Gjermani zbulojnë të ardhmen e trajnerit

Çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Jurgen Klopp pas largimit nga Liverpooli në fundin e sezonit? Atë e di vetëm trajneri 56-vjeçar, por në Gjermani i kanë idetë e qarta.

E dua Liverpoolin, qytetin dhe tifozët, por nuk kam më energji”, u shpreh Klopp në deklaratën që shokoi Premier League, por jo vetëm.

Një ndër më të mirët në botë në profesionin e tij, qëndron në stolin e The Reds prej 8 tetorit të vitit 2015.

Shtypi sportiv gjerman shkruan se Klopp mund të vendosë të jetë sërish pjesë e Bundesligës. Dhe mund të bëjë një rikthim romantik te Borussia Dortmund.

Lexo edhe:

Ose të emërohet trajneri i Bayern Munich. Por, mundësi konkrete është edhe marrja e drejtimit të kombëtares gjermane pas përfundimit të Euro 2024.

Me objektivin dhe ëndrrën e fitimit të Kupës së Botës, që “Pancerave” u mungon prej vitit 2014, kur skuadra e Joachim Low triumfoi në Botërorin e Brazilit.

Gjithsesi, në Gjermani bëjnë të ditur se Klopp mund të vendosë përfundimisht tërheqjen nga roli i trajnerit. Edhe pse një opsion i tillë është pothuajse i pabesueshëm.

Me teknikun e Liverpoolit që mund të mjaftohet me një vit pushim për t’u rinisur më pas me futbollin e tij “Heavy Metal” në Gjermani, Spanjë ose Itali.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...