Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Chelsea i “rilindur”, Potter: Skuadra luan me mentalitetin e duhur, Enzo ka vizion

Soccer Football - Premier League - Leicester City v Chelsea - King Power Stadium, Leicester, Britain - March 11, 2023 Chelsea manager Graham Potter after the match REUTERS/Toby Melville

Pas triumfit në mesjavë në Champions League ndaj Dortmund, Chelsea koleksionoi edhe të dytën fitore radhazi në Premier League. “Blutë e Londrës” triumfuan në transfertë ndaj Leicester me shifrat 1-3 teksa pas sfidës trajneri Graham Potter theksoi se ishte një ndeshje e vështirë ndërsa shtoi se mentaliteti i skuadrës ka nisur të përmirësohet.

“Ishte një nga ato ndeshje ku edhe tifozeria vendase ta vështirëson shumë punën. Megjithatë, jam i lumtur nga lojtarët sepse e menaxhuan më së miri situatën. Nuk ishte një ndeshje e lehtë pavarësisht rezultatit, Leicester pati shanse. Vuajtëm paksa, por me kalimin e minutave e morëm veten dhe ishim të vendosur mirë në fushë. Duhet të vazhdojmë me këto paraqitje, në mbrojtje po tregohemi solidë.

Lexo edhe:

Kemi pësuar pak dhe mentaliteti është duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë. Tre fitore në tre ndeshjet e fundit (përfshirë edhe Champions) është një ndjesi e mirë, sidomos kur bëhet fjalë për nivele të tilla. Dua edhe një fitore tjetër para se të vijë pauza prej kombëtareve.

Do të luajmë për tre pikët edhe ndaj Everton. Enzo Fernandez? Është i shkëlqyer, jam i bindur se do të rritet edhe më shumë pasi sapo është transferuar në një ambient që është i ri për të. Në fushë Fernandez sheh gjithçka, ka shumë vizion”, u shpreh Potter.

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Serie A

Arritja e zonës Champions duket një mision mjaft i vështirë për Lazion, megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Igor Tudor, i cili në...

Itali

Paraqitjet pozitive të skuadrave italiane në kompeticionet e UEFA-s, sidomos në këto vitet e fundit kanë bërë që Italia të renditet zyrarisht e dyta...