Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Conte komenton rikthimin te Juventus: Mungesë respekti për Allegrin!

Ku do të punojë Antonio Conte?
Ku do të punojë Antonio Conte?

Starti i dobët në kampionat, por edhe në Europë ka vendosur seriozisht në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri. Tekniku livornez është shumë larg pritshmërive të klubit dhe tifozëve e në këtë formë është i rrezikuari kryesor nëse situata për skuadrën torineze nuk ndryshon edhe në muajin tetor.

Në Itali, tashmë kanë nisur të flasin edhe për kandidatët që mund të zëvendësojnë Allegrin në rast të një shkarkimi të mundshëm ndërsa Antonio Conte është një nga emrat më të lakuar duke qenë se vlerësohet si i duhuri për të rikthyer Zonjën e Vjetër sërish në majë ashtu siç bënte në vitin 2012. Megjithatë, Conte që aktualisht është në krye të Tottenham, kërkon të ruajë balancat dhe së fundmi ka folur me gjuhë diplomatike duke theksuar se të tilla fjalë, janë një mungesë respekti për të dhe për Allegrin.

“Është e pabesueshme, këto zëra janë një mungesë respekti për trajnerin e Juventus dhe për mua. Sezoni sapo ka nisur dhe unë jam i lumtur në Angli, më pëlqen puna e presidentit dhe Paraticit. Me to kam një raport të shkëlqyer dhe nuk shoh asnjë problem për të ardhmen. Kemi firmosur një kontratë dhe do ta respektoj” tha Conte.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...