Historia mes Leonardo Bonuccit dhe Juventusit do të përfundojë në gjykatë.
Mbrojtësi, i cili kaloi te Union Berlin në orët e fundit të merkatos, pasi u la mënjanë nga Juventus, vendosi të marrë masa ligjore ndaj klubit torinez, për “dëmtim i karakterit dhe imazhit profesional” dhe për këtë gjë kërkon dëmshpërblim ekonomik.
Lexo edhe:
- VIDEO/ 25 minuta magjike! Shqipëria U21 thyen Rumaninë dhe konfirmohet në krye
- VIDEO/ Merr fund ëndrra Euro 2024, Kosova mposhtet mes tensionit në Bukuresht
- “Çfarë karakteri dhe sakrifice”, Bushi: Pajaziti si Demollari, doktori i kërkoi të dilte
- Dajaku: Sot nuk flitet për futboll, skuadra nuk duhej të kthehej në fushë
Këtë e ka konfirmuar studio ligjore, në Romë, e avokatëve që përfaqësojnë ish-mbrojtësin dhe kapitenin e “bardhezinjve” që prej muajit gusht.
Pas kaq shumë triumfeve të përbashkëta, rrugët e Bonuccit dhe të Juventusit do të kryqëzohen sërish, por tashmë në gjykatë.
Ish-mbrojtësi i Juventusit thekson se ka pasur mungesë të kushteve adekuate të stërvitjes dhe përgatitjes, që nuk i janë vënë në dispozicion nga Juventusi para nisjes së sezonit.
Një situatë që siç pretendojnë avokatët e Bonuccit i ka shkaktuar sportistit “dëme të karakterit dhe imazhit profesional”.
Një betejë parimore më shumë se ekonomike ajo që Bonucci vendosi të ndërmerrte ndaj Juventusit, pasi u ndje i braktisur edhe i përjashtuar nga lista e lojtarëve të thirrur për Serie A.
