Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Dëmtimet e dy mesfushorëve dhe shansi i humbur, Xavi: E pranoj, ishim dobët

Barcelona e shpërdoroi mundësinë për të shkuar në vendin e dytë të renditjes e për t’u afruar me Realin e Madridit. Katalanasit barazuan 0-0 në “San Mames” përballë Athletic Bilbaos.

Pas ndeshjes, trajneri Xavi Hernandez analizoi përballjen e fortë me baskët, ndërsa u ndal dhe te dëmtimet e dy mesfushorëve Frenkie de Jong-Pedri.

 

Mendoj se nuk luajtëm mirë, nuk sulmuam siç duhet. Duhet të kishim bërë një hap përpara, jemi të trishtuar. Nuk kemi dhënë versionin më të mirë, duhet të bënim më tepër.

Lexo edhe:

Është një mundësi e humbur për t’u afruar me vendin e parë. Skuadra mund të kishte bërë më shumë. E kishim të vështirë të gjenim hapësira. Duhet të përmirësohemi, por na vjen keq që e humbëm mundësinë për t’u afruar me Realin.

Të dëmtuarit? Jemi të shqetësuar për gjendjen e tyre. Mendojmë se bëhet fjalë për dëmtime serioze, por do të na duhet të mësojmë më tepër për dëmtimet e De Jongut dhe Pedrit.

 

Ajo çka mund të them është se na vjen keq që do të na mungojnë për disa ndeshje. Për ne janë të dy lojtarë shumë të rëndësishëm“.

Barcelona aktualisht ndodhet në vendin e tretë të renditjes me 58 pikë, një më pak se Girona e vendit të dytë dhe 8 më pak se skuadra e Carlo Ancelottit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...