Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Devolli: Reginaldo na “fiku”, të ulim kokën dhe të përmirësohemi

Dinamo doli pa pikë nga sfida me Laçin, që iu fal golit të Guindo në pjesën e parë për të marrë tre pikët. Trajneri i ekipit kryeqytetas, Bledar Devolli theksoi për “Gol pas Goli”Supersport se skuadra e tij nuk e meritonte humbjen.

Normal që na prishi planet dëmtimi i Reginaldos, donim të kishim shpejtësi dhe thellësi. Gjynah ta humbasësh këtë ndeshje, pmë pëlqeu ekipi në pjesën e dytë.

Më vjen keq që marrim gol nga loja e ndaluar, por më bën optimist reagimi i skuadrës. Kemi ndryshuar pak të pjesa lart. Më pëlqeu grinta, shkuam me logjikë drejt portës.

Do ulim kokën, do vazhdojmë punën dhe do shohim përpara. Duhet përqendrim, sidomos në goditjet standarde, pasi kemi edhe shtatlartësi. E dyta: të ulim kokën, të përmirësojmë gabimet dhe ka shumë rëndësi të mos ulim entuziazmin.

Maliqi? E kishim përgatitur ndeshjen të kishim shpejtësi dhe thellësi: me Bardhin, Reginaldon dhe Mihanën. Futa Maliqin aty, sepse është lojtar i shpejtë dhe ka bërë mirë me Kukësin.

Të katërt mbrojtësit e Laçit janë të ngadaltë, ishim përgatitur t’i kapnim me shpejtësi. I kapëm dy herë në pjesën e parë me Bardhin, por ata shënuan dhe ne jo”, deklaroi trajneri i Dinamos.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...