Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ditë zie te Vllaznia, ndërron jetë vajza e drejtorit të akademisë

Vllaznia në zi për humbjen e parakohshme të vajzës së drejtorit të Akademisë së klubit shkodran, Alban Hasani. Nëpërmjet një njoftimi në kanalet zyrtare, klubi kuqeblu i shpreh ngushëllimet drejtuesit të lartë dhe i ofron mbështetje në këtë periudhë shumë të vështirë.

Njoftimi i Vllaznisë

“Mbarë komuniteti i futbollit shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e parakohshme të Vesës – vajzës së mikut, kolegut tonë, Alban Hasani. Fjalët janë të tepërta në këto momente trishtimi, por i lutemi Zotit që ta forcojë familjen dhe shpirti i saj të prehet në paqe.”

Pasditen e së shtunës, trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, doli para medieve pa mundur të flasë për ndeshjen, pasi ndihej keq emocionalisht për gjendjen e rëndë shëndetësore ku ndodhej vazja e Hasanit, që, fatkeqësisht, orë më vonë ndërroi jetë.

Redaksia e SuperSportit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta drejtuesit të lartë të Vllaznisë dhe mbarë komunitetit kuqeblu për këtë humbje të madhe e të parakohshme.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...