Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

E ardhmja e Salah, Klopp qetëson tifozët e kuq: Nuk ka ndodhur kurrë!

Jurgen Klopp është ndalur tek e ardhmja e Momo Salah në prononcimin e fundit. Liverpooli vijon përgatitjet për takimin e së dielës në transfertë përballë Lutonit, live në SuperSport 1 (17:30).

The Reds synojnë titullin kampion, teksa renditen të katërtit në Premier League me 3 pikë më pak se Tottenhami kryesues. Arabia Saudite vijon të tundojë Salah, autor i 8 golave sezonal në Premier League.

Më shumë se 31-vjeçari egjiptian deri tani ka shënuar vetëm “përbindëshi” Erling Haaland (11). Klopp për Salah dhe Luis Diaz, i cili po vuan si pasojë e rrëmbimit të babait të tij në Kolumbi.

Lexo edhe:

Momo nuk më ka thënë kurrë se dëshiron të largohet. As unë nuk e kam menduar për asnjë sekondë se ai mund të ikë. Momo ndihet për mrekulli te Liverpooli dhe ndodhet në formë fantastike.

Është një djalë pozitiv, i pëlqen shoqëria e shokëve të skuadrës dhe punon fort për të maksimizuar potencialin e tij.

Luis Diaz? Varet prej tij nëse do të grumbullohet ose jo. Nuk dua ta detyroj, të shohim se kur do të vihet në dispozicion të ekipit. Vendimi i takon atij”, theksoi tekniku gjerman i Liverpoolit.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...