Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

E “josh” Champions League, Bonucci pranë transferimit në një tjetër kampionat

Bonucci zgjedh Gjermaninë
Bonucci zgjedh Gjermaninë

Leonardo Bonucci përfundoi jashtë planeve të drejtuesve dhe trajnerit të Juventus, Massimiliano Allegri. Mbrojtësi që ka deklaruar se do të tërhiqet në mbyllje të këtij sezoni, prej kohësh është duke studiuar ofertat.

Lazio ishte një opsion real, por së fundmi 36-vjeçari është gjithnjë e më i “tunduar” nga ideja për të provuar një aventurë në Bundesligë me Unionin e Berlinit që i ofron një pagë prej 1.5 milionë euro. Për më tepër, skuadra gjermane merr pjesë edhe në Champions League e në këtë formë, mbrojtësi do të kishte mundësi edhe të vijonte aktivizimin në skenat më të rëndësishme europiane.

Bonucci kërkon që vitin e fundit të karrierës ta shijojë në maksimun ndërsa pretendon edhe grumbullimin me kombëtaren e Italisë për Europianin e vitit 2024. Në rast se transferimi kompletohet me sukses atëherë do të ishte hera e parë që Bonucci do të aktivizohej në një kampionat tjetër pasi e gjithë karriera e tij është zhvilluar në Itali.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...