Connect with us

Hi, what are you looking for?

Arabi Saudite

VIDEO/ CR7 nuk i mban nervat, i ulëret në fytyrë arbitrit dhe shtyn tifozin

Al Nassr, skuadra arabe ku aktivizohet Cristiano Ronaldo apo edhe Sadio Mane, ia doli të fitonte me shifrat 4-2 ndaj Shabab Al Ahli në ndeshjen e fundit kualifikuese për Champions Leaguen aziatike. Kështu, CR7 dhe shokët e tij do të marrin tashmë pjesë në fazën e grupeve të Champions League për Azinë.

Lexo edhe: 

Megjithatë, në ndeshjen ndaj Shabab jo gjithçka shkoi mirë për Al Nassr që ishte duke humbur deri në minutën e 88-të. Nervat ishin të dukshme për Al Nassr dhe atyre nuk iu shmang dot as Cristiano Ronaldo. Portugezi u fiksua nga kamerat teksa iu hakërrye arbitrit duke i thënë të zgjohej dhe të merrte vendimet e duhura.

Në fund, edhe pse fituan, sërish Ronaldo nuk e ruajti dot qetësinë dhe u pa duke shtyrë një tifoz i cili u afrua për të bërë foto. Nuk është hera e parë që në karrierën e 38-vjeçarit ndodhin të tilla gjeste, megjithatë tashmë të gjithë e njohin natyrën e Ronaldos dhe nëse ai nuk shënon, atëherë nuk është kurrë i lumtur.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...