Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E kryer/ Napoli plotëson dëshirat e Osimhen, detajet e rinovimit

Marrëveshja është arritur dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi. “Martesa” e Victor Osimhen me Napolin do të vazhdojë.

Shtypi italian shkruan se bomberi nigerian do të rinovojë me kampionët e Italisë deri në 2026. Me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit me një tjetër vit.

Firma e 24-vjeçarit do të vijë përpara Krishtlindjes. Nigeriani do të përfitojë 10 mln euro neto në sezon nga kontrata e re, teksa aktualisht paga e tij prek shifrën 4.5 mln euro.

Lexoni edhe:

Në akordin mes palëve është vendosur një klauzolë shitjeje rreth 140 mln euro, që bëhet aktive në verën e ardhshme.

Presidenti Aurelio De Laurentiis ka refuzuar shitjen e “yllit” të skuadrës në merkaton dimërore.

Lajmi qetëson trajnerin Mazzarri dhe tifozët e kaltër, të cilët presin që Osimhen të udhëheqë skuadrën drejt sukseseve me golat e tij.

Duke nisur nga dueli i mbrëmjes me Romën e Mourinhos në “Olimpico”, që transmetohet live në SuperSport 2 (20:45).

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...