Atalanta dhe Juventus i mbyllën në barazim dhe pa gola 90 minutat e luajtura në Bergamo. Vendasit ishin ata që kërkuan më shumë golin teksa bardhezinjtë iu kënaqen edhe një pike duke marrë parasysh edhe mungesat e rëndësishme në organikë. Pjesë e ndeshjes nga fillimi deri në fund ishte edhe Berat Gjimshti. Mbrojtësi i kombëtares udhëhoqi me sukses repartin difensiv të bergamaskëve dhe në notat pas ndeshjes nga Eurosport, u vlerësua me notën gjashtë.
Lexo edhe:
- Tirana i rrëmben Dinamos talentin e Shqipërisë U-19
- Freiburg bind ndaj Augsburg dhe fiton vende në renditje
- Kampionat i surprizave, Skënderbeu i shkakton humbjen e parë Partizanit
- VIDEO/ Uzuni vjen nga stoli dhe i dhuron pikë Granadës, sulmuesi shënon golin e tretë në LaLiga
“Komandon me shumë siguri qendrën e mbrojtjes së Atalantës. Punën ia lehtëson edhe një si Kean që është shpeshherë i izoluar mes shumë lojtarëve si dhe me shpinë nga porta”, shkruan Eurosport për Gjimshitin.
Kjo ishte ndeshja e katërt radhazi si titullar e 30-vjeçarit me Atalantën teksa bergamaskët në këto ndeshje kanë marrë tre fitore dhe një barazim duke mos pësuar asnjë gol me kontributin e Gjimshitit që ashtu si në sezonet e kaluara konfirmohet shumë i rëndësishëm për italianët.
