Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E ofendoi në 2010-ën, Dorival: Nuk i mbaj mëri, por Brazili duhet të mësojë të luajë pa Neymarin

Dorival Junior është prezantuar si trajneri i ri i Brazilit.

Trajneri ka firmosur me kombëtaren e Brazilit deri më 31 dhjetor 2026 dhe për këtë arsye do të udhëheqë këtë skuadër në kualifikueset për Kupën e Botës që do të luhet në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë si dhe në Copa America në verë.

Lexoni edhe:

Mes temave të nxehta, përveç objektivave për t’u arritur dhe entuziazmit për t’u rizbuluar, ish-trajneri i Sao Paulos i është përgjigjur edhe disa pyetjeve për Neymar, me të cilin ka pasur një grindje gjatë kohës së tij te Santos.

Në shtator 2010, kur ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain ishte ende një talent i ri vetëm 18 vjeç, ndodhi një episod i pakëndshëm, me Neymar që ofendoi Dorival-in sepse nuk e kishte lejuar të ekzekutonte një penallti që ai vetë kishte fituar.

Megjithatë, për trajnerin kjo është një gjë që i përket të kaluarës: “Brazili duhet të mësojë të luajë pa Neymar, duke e ditur se ai është i dëmtuar për momentin. Megjithatë ne duhet të dimë se kemi një nga tre lojtarët më të mirë në botë për momentin. Neymar është një lojtar shumë i rëndësishëm, kur është plotësisht i rekuperuar, në formë dhe i përqendruar. Unë nuk kam probleme me të, ai episod u zmadhua më shumë seç duhej, pa asnjë dobi. Çdo herë që jemi takuar më pas kemi pasur relata të mira.”

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...