Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Egbo: Jemi kampionët, ekipi për t’u mundur!

Emanuel Egbo doli para medieve para sfidës me Kukësin, që do të zhvillohet në Korçë, sfidë të cilën e etiketoi si derbin e Superiores.

“Është një ndeshje e rëndësishme. Nuk ka asnjë përballje të lehtë. Mendoj se të gjitha ekipet janë njëlloj, sidomos në nisjen e kampionatit, kur nuk dihet se në çfarë gjendje janë. Po luajmë si kampionë në fuqi kundër vendit të dytë. Mendoj se Tirana-Kukësi mund të jetë një tjetër derbi i kampionatit shqiptar”.

Mungesat e shumta: “Do i ndiejmë shumë, por kam besim se lojtarët që do jenë në fushë do bëjmë maksimumin. Përballjet e fundit me Kukësin? Po flasim për kampionatin 2020-2021, nuk dua të kthehem pas sepse ndeshja që kemi para është e rëndësishme. Në fund e rëndësishme është se kush e ka fituar kampionatin, jo kush ka fituar në përballjet direkte.”

Formacioni i Tiranës: “Të gjitha skuadrat nuk e dimë formacionin kundërshtarit. Kur të zhvillohen dy-tri ndeshjet e para do t’i kuptojmë formacionet dhe sistemet e lojës. Deri diku skuadra është gati fizikisht, por kampionati tregon qartë se ku jemi. Futet emocioni dhe gjërat e tjera dhe pas dy-tri ndeshjeve do të shikohet se ku janë ekipet”.

Tirana pa presion: “Ne jemi kampionë në fuqi dhe jemi ekipi për t’u mundur. Këtë e dimë vetë dhe presim ta mësojnë edhe lojtarët e rinj. Shpresojmë të ambientohen sa më shpejt.”

Ndeshja në Korçë: “Përderisa nuk ka tifozë në stadium nuk ndikon. Jemi në Korçë, edhe Kukësi luan jashtë. Shumë klube nuk i kanë fushat sepse është koha për të mbjellë barin dhe nuk kemi ç’bëjmë”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...