Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Egnatia bind ndaj kundërshtarëve direkt, tani nis “turi i forcës”

Pas 22 javësh, Egnatia lë zonën e ftohtë, duke prekur vendin e shtatë në kampionat, pas suksesit të radhës ndaj Kastriotit, duke parakaluar në renditje Dinamon.

Skuadra e Ramadanit shfrytëzoi në maksimum kalendarin dhe faktorin fushë, duke bindur në dy “finalet” e mbijetesës, fillimisht ndaj Skënderbeut e së fundmi, ndaj Kastriotit. Ekipi rrogozhinas tashmë ka arritur të fitojë qetësinë e munguar gjatë këtij sezoni dhe pse të gjithë janë të vetëdijshëm që asgjë nuk ka përfunduar dhe misioni “mbijetesë” është ende i pranishëm. Egnatia përfitoi në maksimum nga hapat fals të Dinamos, duke zbritur në vendin e tetë pikërisht kryeqytetasit, ndërsa te Egnatia, tani më, nuk ka shumë kohë për festë, pasi trajektorja e vështirësisë rritet, por dëshira për të bërë mirë nuk mungon.

Zekirija Ramadani po fillon të marr frytet e punës, pasi aventura e tij nisi në malore, por tani tekniku dhe skuadra kanë bërë detyrën ndaj kundërshtarëve direkt, duke treguar forcën e karakterit. Skuadra tani ka një profil që e identifikon nga ekipet e tjera, pasi trajneri ka gjetur stabilitetin e munguar në formacion, ndikuar edhe nga rikthimi i sulmuesit Pedro Augusto, ndërsa javë pas jave, çdo repart ka treguar një rritje graduale.

Egnatia la pas atë ecuri negative pa fitore, ndërsa në këtë edicion, përpos luftës për mbijetesë, rrogozhinasit do të kujtohen për rrugën e tyre në kupë, ku pasi eliminuan Kukësin, i shkuan pranë fazës gjysmëfinale, por u eliminuan nga Laçi, pas penalltive. Pikërisht, kurbinasit do të jenë kundërshtari i radhës për Egnatian, në një transfertë të vështirë, ndikuar kjo edhe nga humbja befasuese e Laçit këtë fundjavë ndaj Tiranës.

Pas dy finaleve të fituara, për Egnatian nis “turi i forcës”, që fillon me Laçin, e më pas Teuta, Partizani dhe Vllaznia, përpara ndalesës së kampionatit.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...