Jose Mourinho ka nisur prej ditësh nga puna për të bindur Mason Greenwood t’i bashkohet te Roma. Sezoni i fundit ka qenë për t’u harruar për 21-vjeçarin.
Sulmuesi i djathtë u përball me akuza përdhunimi nga një 18-vjeçare. E cila theksoi se lojtari anglez e kishte kërcënuar se do i merrte jetën.
Greenwood u arrestua në muajin janar pas disa fotove dhe videove të publikuara ku dalloheshin qartësisht shenjat e dhunës tek vajza. Por fitoi lirinë me kusht në muajin shkurt.
Lexo edhe:
- FOTO/ Zyrtare, Leicester City firmos për tre sezone me mesfushorin e Tottenham
- FOTO/ Tragjedi në garat e Formula-s, piloti 18-vjeçar humb jetën pas aksidentit në pistë
- Vera europiane, SuperSport sjell skuadrat nga Ilirida në shtëpitë e shqiptarëve
- Ëndrra Gjermani 2024/ Transferta në Pragë, FSHF ka një njoftim për Tifozat Kuq e Zi
Erik ten Hag e vlerëson shumë dhe është kundër shitjes së lojtarit ofensiv. Për të cilin pranon vetëm huazime. Opsion që i pëlqen edhe Mourinhos.
“Special One” ishte ai që i dhuroi debutimin me Manchester United. Dhe tani kërkon të punojë sërish me talentin anglez në kryeqytetin italian.
Shtypi britanik shkruan se trajneri i Romës ka telefonuar babanë e Mason dhe vetë lojtarin. “Hajde te Roma! Të gjithë problemet dhe telashet do të marrin fund.
Mënyra më e mirë për të dalë nga situata e vështirë është të fillosh të luash futboll”, fjalë që kanë ngrohur zemrën e lojtarit ofensiv.
Greenwood intrigohet nga ideja për t’ia rinisur me Mourinhon në stol. Dhe po pret akordin mes dy klubeve për të fluturuar drejt Italisë.
