Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

El Clasico i parë në 2024, Reali dhe Barcelona “përplasin brirët” në Arabi

Reali i Madridit dhe Barcelona vihen sonte përballë në finalen e Superkupës së Spanjës. El Clasico, si gjithmonë pritet të na sjellë emocione magjike, teksa dy rivalët e përjetshëm do të matin forcat, këtë herë në Arabinë Saudite.

Real-Barça asnjëherë nuk mund të konsiderohet një sfidë dosido, pavarësisht rrethanave nga të cilat mund të vijnë skuadrat. Katalanasit janë kampionët në fuqi, ndërkohë që në anën tjetër “Los Blancos” kryesojnë La Ligan së bashku me Gironën, pas 19 javësh.

Skuadra e Ancelottit vjen në këtë përballje disi më e lodhur, për faktin se iu desh që të kalonte rivalët e qytetit, Atletikon e Simeones në mesjavë, vetëm pas kohës shtesë. Në një përballje të zjarrtë e shumë dramatike, që përfundoi 5-3.

Në anën tjetër, Barcelona kaloi Osasunën të enjten, e tashmë kërkon të tregojë dhëmbët ndaj “galaktikëve”. Të cilët në kampionat i shohin 7 pikë më sipër.

Lexo edhe:

Në fillimin e sezonit, Reali arriti që të mundë 1-2 Barcelonën me përmbysje, falë të jashtëzakonshmit Jude Bellingham.

Sa u takon gjendjeve të skuadrave, Federico Valverde pritet të jetë i gatshëm për këtë përballje, ndërkohë që Ancelotti mund të bëjë disa ndryshime në formacion. Për t’i dhënë freski ekipit, veçanërisht mesfushës, pas 120 minutave ndaj Atleticos.

Në krahun tjetër, Raphinha është në dyshim për Barcelonën, pasi u detyrua të largohej në pjesën e parë kundër Osasunës. Pedri bëri rikthimin nga stoli dhe mund të ketë hapësira dhe ndaj Realit, ndërsa Joao Cancelo gjithashtu pretendon të marrë minuta.

Një Real Madrid –Barcelona është një duel për të cilën nuk mund të bësh parashikime. Aq më tepër kur në mes është dhe një trofe, teksa të gjithë do të kenë mundësinë për ta shijuar në ekranin e SuperSport 2 nga ora 20:00 e së dielës.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...