Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

El Classico pa Messin dhe Ronaldon, kur luhej për herë të fundit

Një ditë do të ndodhte dhe ajo ditë ja ku erdhi. Duhet të kalonin plot 11 vite, për të parë të luhet një “klasike” pa Messin dhe Cristiano Ronaldon. Ditën e nesërme në 16:15, Barcelona do të përballet me Realin dhe në fushë nuk do të jetë asnjëri prej tyre. Precedenti i fundit ishte në sezonin 2007-2008, ku trajnerë ishin Schuster te Reali dhe Rijkaard te Barcelona, ndërsa ndeshja u fitua nga madrilenët, me gol të Julio Baptistës.

Në atë kohë presidentë ishin Ramon Calderon te Reali i Madridit dhe Joan Laporta te Barcelona. Cristiano Ronaldo bënte histori me Mançesterin, ndërsa Messi u dëmtua dhe e humbi këtë ndeshje. Sot, portugezi është te Juventusi dhe argjentinasi sërish i dëmtuar. Në “Camp Nou” do të luhet një “El Clasico” e pazakontë, pa dy yjet që kanë shkëlqyer në vitet e fundit, ndaj dilema më e madhe e sportdashësve, lidhet me ata që do t’i zëvendësojnë në katërkëndëshin e blertë.

Lopetegui pritet t’i besojë Iskos, vendin e lënë bosh nga Cristiano Ronaldo te Reali i Madridit. Edhe pse tekniku madrilen nuk ka qenë i qëndrueshëm me formacionet e tij, 11-shja e tij ideale përbëhet nga Kasemiro-Kros-Modriç në mesfushë, çka do të thotë se Isko do të jetë më i avancuar, me Balen dhe Benzemanë, ndonëse nuk përjashtohet si mundësi Asensio.

Trajneri i Barcelonës, Valverde përzgjodhi Rafinhën, për të zëvendësuar Messin, në Champions përballë Interit, por në konferencë për shtyp la të kuptohet se mund të ndryshojë, pasi tha se El Classico ka një tjetër muzikë. Zëvendësuesi ideal duket Dembele, por francezi as që doli nga stoli në ndeshjen e Champions-it, ndërsa trajneri Valverde pëlqen më shumë të ketë një mesfushë të fortë në ndeshjet delikate. Një tjetër opsion është Serxhi Roberto i avancuar në të djathtë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...