Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Flet pas sulmit nga tifozët e Marseille, Grosso: E papranueshme të kthehemi atje, nuk kanë marrë asnjë masë!

Pas vendimit të Komisionit Disiplinor të Federatës Franceze të Futbollit (LFP) për të mos marrë “masa disiplinore” ndaj Marseille-s për sulmin me gurë të tifozëve të tyre ndaj autobusit të skuadrës së Lyon-it më 29 tetor, Fabio Grosso, i cili ende mban shenjat e atij momenti të tmerrshëm, në fytyrë, nuk e fsheh zemërimin në konferencën për shtyp.

“Isha shumë i sigurt se nuk do të ktheheshim atje, por shoh që nuk do të ndodhë kështu. Shpresoj që ata të marrin një vendim tjetër sepse ajo që ndodhi është diçka shumë serioze. Nuk mund të jetë normale”-tha trajneri i Lyon-it.

Lexo edhe: 

Ndeshja u ricaktua që të luhet më 6 dhjetor, në “Velodrome” dhe për sigurinë e saj nuk është marrë asnjë masë, pasi stadium i Marseille do të jetë i hapur për tifozët.

Vendim ky që tërboi klubin e Lyon-it, që bëri një njoftim të menjëhershëm: “Kur ndodh diçka e tillë duhet të marrësh një vendim të fortë, përndryshe gjërat e papranueshme do të kthehen dhe do të jetë më serioze dhe ndoshta personi të cilit i ndodh nuk do të mund të flasë më”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...