Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FOTO/ Projekti gjigant i Boca Juniors, stadium i ri në ishull, me 112 mijë vende

FOTO/ Projekti gjigant i Boca Juniors
FOTO/ Projekti gjigant i Boca Juniors

Klubi historik argjentinas, Boca Juniors përballet me zgjedhjet presidenciale këtë vit, teksa një prej kandidatëve, Jorge Reale ka prezantuar planin e tij për ndërtimin e një stadium të ri, tërësisht modern.

Projekti i tij parashikon ndërtimin e stadiumit të ri në një lokacion të ri, rreth 1.2 kilometra nga stadiumi i ri, në ishullin Demarchi, teksa studimi në terren ka konfirmuar se përmbushen kriteret e një ndërtimi të tillë

Stadiumi i ri është parashikuar të ketë një kapacitet prej 112 mijë spektatorësh, ose më shumë se gjysma e kapacitetit të atij aktual dhe për më tepër, të gjithë tribunat të jenë të mbuluara.

Lexo edhe:

 

Projekti është vërtetë madhor dhe është parashikuar edhe ndërtimi i tre urave për t’u lidhur me ishullin, teksa në impiant janë planifikuar 444 vende në tribunën VIP, 78 kabina televizive dhe 4000 vende parkimi.

Boca Juniors është një klub me një anëtarësi prej 315 mijë njerëzish dhe ia kalon vetëm Bayerni i Mynihut me 321 mijë, ndaj një stadium me kapacitet të tillë, nuk rrezikon aspak të mbetet bosh.

Për më tepër, projekti mbështetet edhe nga Federata Argjentinase, që synon ta përfshijë stadiumin mes impianteve që do të presin ndeshjet e Botërorit 2030.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...