Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Futbolli italian në zi, Gianluca Vialli ndërron jetë në moshën 58-vjeçare

Gianluca Vialli nuk ia ka dalë të fitojë betejën me sëmundjen e keqe në pankreas. Ish-sulmuesi i njohur italian, ka ndërruar jetë sot në Londër, në moshën 58-vjeçare.

Gjatë karrierës si futbollist, Vialli luajti me klube si Juventus, Sampdoria, Chelsea dhe Cremonese, ndërkohë që me kombëtaren italiane zhvilloi 59 ndeshje dhe shënoi 16 gola.

Vialli fitoi titullin me Sampdorian, titullin dhe Champions me Juven, ndërkohë që në “Stamford Bridge” festoi FA Cup. Verën e kaluar ishte pjesë e stafit të Roberto Mancinit në shpalljen e Italisë kampione Europe në Angli.

Ai ishte kapiteni i bardhezinjve në suksesin e fundit në Champions League (1996), teksa fitoi një titull historik me Sampdorian, ekip që e dërgoi në finalen e Champions (1992) bashkë me Mancinin, “binjakun” e golit, sfidë që u humb 1-0 ndaj Barcelonës.

E veçantë ishte edhe aventura në Premier League, me Viallin që gjatë një periudhe ishte në të njëjtën kohë trajner dhe futbollist i Chelsea.

Si trajneri i “Bluve të Londrës” fitoi Kupën e Kupave dhe Superkupën Europiane (1998), ndërkohë që provoi më pas edhe një aventurë në stolin e Watford.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...