Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Gjashtë dëmtime në dy vitet e fundit! Mbrojtësi shqiptar i pafat, ndalet sërish

Nuk kanë fund problemet fizike për Kastriot Dermakun. Mbrojtësi i Lecces është ndalur sërish, duke humbur sfidën e së shtunës përballë Interit kryesues.

Shtatlarti 31-vjeçar, autor i 13 ndeshjeve dhe 1 goli me kombëtaren e Shqipërisë, ka ndrydhur gjurin e majtë pas një përplasjeje në stërvitje.

Lojtari dardan do i nënshtrohet kontrolleve të detajuara mjekësore për të mësuar më shumë rreth kohës që do të qëndrojë jashtë fushave të blerta.

Lexoni edhe:

Ky është dëmtimi i gjashtë në dy vitet e fundit për Dermakun, i cili ende nuk ka marrë minutat e para këtë sezon në Serie A me Leccen.

Skuadër ku ka shokë skuadre Ylber Ramadanin dhe Medon Berishën. Lecce sfidon Interin në “San Siro” të shtunën (18:00), duel që do të transmetohet në SuperSport 3.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...