Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjici në “Gol pas Goli”: Nuk pajtohem me Memën për golin, Kridensi është “laçjan”

Presidenti i Nderit, Safet Gjici ndërhyri në një lidhje direkte në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ku bëri polemika për golin e anuluar të verilindorëve në pjesën e parë dhe u ankua për debatin e trajnerit Longo me të ftuarit në studio.

Për “bosin” e verilindorëve goli i dytë ishte i rregullt, megjithatë pranoi se humbja e Kukësit sot erdhi më së shumti për shkak të gabimeve të mbrojtësve në dy golat që skuadra pësoi në fillim të lojës.

“Unë sapo hyra dhe pashë golin e anuluar, por nuk e kuptoj një gjë dhe më vjen shumë keq për profesor Memën, pasi ai gol aty nuk mund të anulohet kurrsesi, pasi nuk kishte asnjë element për faull. Po të ishte për Tiranën, Mema nuk do fliste kështu. Kur jeni në studio aty, duhet të zhvisheni nga tifozllëku. Unë jam dakord me Memën, kur thotë që pësuam dy gola për gabime të mbrojtësve tanë, por të thuash që goli nuk është i rregullt, kjo më duket e tepërt. Lojtarët e Laçit kanë bërë mundje në zonë dhe nuk na dhanë penallti. Kridensi gjithmonë është “laçjan” dhe janë tre arbitra që gjithmonë kështu na bëjnë kundër Laçit. Më vjen shumë keq që i përvisheni një trajneri të huaj në atë mënyrë, pasi ai nuk ka asnjë hall me mua dhe po bën shumë mirë punën e tij”, u shpreh Gjici.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...