Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gol në minutat e fundit, Bologna bën detyrën ndaj Brescias

Bologna vuajti jo pak, por ia doli vetëm në minutat e fundit që të marrë një fitore 2-1 përballë Brescias në “Dall’Ara”, duke regjistruar suksesin e dytë radhazi që e ngjit në kuotën e 30 pikëve na kampionat.

Sfida nisi mjaft mirë për “Dallëndyshet”, që fituan një penallti, të cilën e shndërroi në gol sulmuesi Torregrossa, megjithatë barazimi i kuqebluve erdhi pak minuta më vonë me anë të sulmuesit Ricardo Orsolini.

Pas një pjese të dytë të luftuar dhe me raste të shumta, kur dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit, ishte mbrojtësi Mateo Bani, që u gjend në vendin e duhur gjatë zhvillimeve të një goditjeje dënimi dhe shtyu topin në rrjetë për herë të dytë.

Kontrolli në VAR konfirmoi pozicionin e rregullt të mbrojtësit të Bolognës, ndërsa deri në vërshëllimën finale, Brescia nuk pati fuqinë të provojë për të gjetur golin që do ta nxirrte më një pikë nga “Dall’Ara”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...