Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Guardiola ndez sfidën e titullit: Ndeshje jo si të tjerat, çfarë më tremb nga Liverpooli

Manchester City dhe Liverpool janë gati për supersfidën e sotme. Dy skuadrat më të forta në Premier League, që ndahen nga vetëm një pikë mes tyre, do të përballën në “Etihad Stadium”, duke nisur prej orës 17:30 (Supersport 2).

Në një prononcim për Sky Sports, Pep Guardiola, trajneri i kampionëve në fuqi dhe kryesuesve të kampionatit anglez, e pranon se kjo nuk është një sfidë si të tjerat, teksa vlerëson ofensivën e ekipit të Klopp.

Fitorja nuk do të mjaftonte për titullin, por sigurisht që do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm. Nuk e mohoj që kjo është një ndeshje e ndryshme nga të tjerat.

Lëvizjet që bën Liverpool nuk i bën asnjë skuadër tjetër në botë. Ata kanë një potencial të jashtëzakonshëm sulmues, me tre yje të cilëve u janë shtuar Luiz Diaz dhe Diogo Jota.

Mos të harrojmë Divock Origin, një lojtar i cili shënon gjithmonë në ndeshjet e rëndësishme”, deklaroi trajneri spanjoll, i cili po lufton për fitimin e Premier League për herë të katërt.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...