Angel Di Maria realizoi ëndrrën për të fituar një Kupë Bote me Argjentinën. Vitet kalojnë dhe sulmuesi i djathtë e ka të qartë se kur do e mbyllë me kombëtaren albiceleste.
35-vjeçari, i cili u rikthye gjatë verës te Benfica pas 13 vitesh, numëron 135 ndeshje dhe 29 gola me kombëtaren e Argjentinës.
Di Maria thekson se do të tërhiqet nga kombëtarja pas përfundimit të Kupës së Amerikës 2024.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Rishkruhet historia, Shqipëria në Europian!
- Ramadani, me heroin në fanellë: Arritje e madhe, kurrë nuk jam ndier kështu
- “Gjimshiti shembull”, Sylvinho: E kam për nder që jam trajner i Shqipërisë, ka pasion në punë tonë!
- Foto/ Armando Broja i bashkohet festës kuqezi: Jemi në Europian!
Kompeticion që do të zhvillohet në SHBA gjatë periudhës 20 qershor-14 korrik të vitit të ardhshëm.
“Vendimin e kam marrë. Kupa e Amerikës do të jetë turneu ime i fundit i madh. Këto vendime janë të komplikuara dhe të vështira për t’u marrë, por në skenë ka dalë brezi i ri.
E di që mund të vazhdoj të luaj për ekipin kombëtar, por nuk dua t’u heq hapësirat lojtarëve më të talentuar. Kemi të rinj me potencial të madh”, shprehet Di Maria.
