Marash Kumbulla u ndëshkua me karton të kuq në takimin Roma-Sassuolo (3-4). Ishin minutat shtesë të pjesës së parë kur qendërmbrojtësi shqiptar humbi toruan.
Ai goditi Berardin, i cili i kishte bërë të njëjtën gjë më parë Kumbullës. Kryesori Fabbri akordoi penallti për Sassuolon dhe largoi me të kuq shqiptarin.
LEXO EDHE:
- Pogba bëhet “bajat”, tjetër dëmtim për francezin
- Pronari i Chelsea-t kërkon me çdo kusht titullarin e Barçës
- VIDEO/ Krasniqi gol spektakolar në Rumani, shtang portierin kundërshtar
- VIDEO/ Goli i 10-të sezonal, Et’hemi i pandalshëm në elitën turke
“Ai më goditi i pari me shkelm dhe ti më tregon mua kartonin e kuq?!”, iu hakërrye Kumbulla arbitrit pas ndëshkimit.
23-vjeçari është pezulluar me dy ndeshje dhe është gjobitur me 5 mijë euro. Kumbulla nuk do të jetë i gatshëm për Mourinhon për takimet ndaj Lazios dhe Sampdorias.
