Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inzaghi: Nuk e rrezikoj Immobilen, ndaj Milanit të mbrojmë vendin e tretë

Simone Inzaghi përjashton sulmuesin më në formë të Serisë A nga lista e futbollistëve të Lazios të grumbulluar për transfertën me Milanin në “San Siro”. Arsyet kanë të bëjnë me problemet fizike që ka shfaqur futbollisti, i cili nuk mund të jetë 100% i riaftësuar.

“Nuk do ta rrezikoj Ciro Immobilen, edhe pse gjendje e tij fizike është në përmirësim. Do të jetë në dispozicion të skuadrës të mërkurën për ndeshjen e Kupës së Italisë.

Duke folur për ndeshjen me kuqezinjtë, Inzaghi kërkon përqendrim maksimal nga futbollistët e tij.

“Nuk fitojmë në “San Siro” që nga viti 1989 dhe, ç’është më e vështira, do të gjejmë një Milan që është në ringritje. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të luajmë një ndeshje të nivelit më të lartë, sepse jemi të tretët në renditje dhe duam ta ruajmë këtë pozicion. Për t’ia dalë mbanë, duhet të jemi të uritur.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...