Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Ironia e radhës, klubi rus tallet me Manchester City: Kemi fituar po aq Champions sa ata

Ironia dhe thumbimet ndaj eliminimit të Manchester City në gjysmëfinalet e Champions League kanë pushtuar rrjetet sociale, sidomos për mënyrën sesi erdhi disfata ndaj Real Madrid.

Djemtë e Pep Guardiolës po fitonin 0-1 në Madrid, por Rodrygo realizoi dy herë në limite për Realin, ndërsa Benzema vulosi suksesin e jashtëzakonshëm të ekipit spanjoll me penalltinë e saktë në minutat e para të kohës shtesë.

Tifozët e “Cityzens” duhet të presin ende për të shijuar trofeun e parë të Champions League, kompeticion të cilin skuadra nga Manchesteri nuk e ka fituar kurrë më parë në histori.

Spartaku i Moskës, klub që njihet për ironinë dhe sensin e humorit në rrjetet sociale, ka pëfituar të bëjë pak humor në Twitter në lidhje me klubin ishullor.

Mund të konfirmojmë se kemi fituar të njëjtin numër Champions League si Manchester City”, lexohet në postimin e klubit rus, që rezultatin më të mirë në Champions e ka në vitin 1991 (gjysmëfinale).

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...