Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Ishte Juventus ose asnjë klub tjetër”, Paredes: E ëndërroja prej kohësh!

Leandro Paredes është lëvizja e drejtuesve të Juventus për të përforcuar repartin e mesfushës. Argjentinasi që u transferua te bardhezinjtë falë formulës së huazimit nga PSG, në intervistën e tij të parë si lojtar i torinezëve thekson se dëshironte të bëhej pjesë e Juventus prej shumë kohësh dhe se këtë herë nuk kishte ndërmend ta humbiste mundësinë.

“Jam shumë i lumtur që jam te Juventus, e doja prej kohësh një transferim të tillë. Pse Juventus? Për mua është një ëndërr e bërë realitet, nuk doja që këtë herë ta humbisja transferimin për asgjë në botë.

I thashë të afërmve dhe miqve të mi, ose do të luaja për Juventus ose nuk do të kishte asnjë klub tjetër më pas. Numri 32? Është një numër që e kam përdorur shpesh. E kam veshur te Boca Juniors, Empoli dhe te Roma”, u shpreh Paredes.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...