Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Jo vetëm stërvitje, Dinamon në Itali e presin edhe miqësore/ “Blutë” sfidojnë skuadrën e Serisë B

Dinamo është aktualisht e zhvendosur në Itali aty ku “Blutë” po kryejnë fazën e dytë përgatitore në vigjilje të kampionatit teksa skuadra është vendosur nën urdhrat e trajnerit të sapoardhur, Luigi Di Biagio. Por, përveç seancave stërvitore te “Nëndetësja” kanë planifikuar të zhvillojnë edhe miqësore në mënyrë që lojtarët të kenë edhe një ide më të qartë në lidhje me atë që kërkon tekniku italian.

Kështu, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubi, Dinamo bën të ditur se të enjten do të zbresë në fushë për një miqësore me Modenan. Këta të fundit janë pjesë e Serisë B dhe do të jenë një test i rëndësishëm për Dinamon në këtë periudhë para startit të kampionatit që starton më datë 19 gusht.


Vlen të theksohet se skuadra e drejtuar nga Luigi Di Biagio, do ta nisë Superioren me një sfidë që kërkon impenjimin maksimal pasi bëhet fjalë për derbin ndaj Tiranës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...