Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Ju uroj çdo të mirë”, zyrtarizohet largimi i nëntë nga Vllaznia

Vijojnë largimet nga Vllaznia. Herald Marku është futbollisti i radhës që mbyll bashkëpunimin me klubin shkodran.

27-vjeçari i lindur në Laç, veshi dy herë fanellën kuqeblu: në sezonet 2019-2021 dhe 2022/2023.

Gjatë aventurës në Shkodër, Marku regjistroi 117 ndeshje dhe 13 gola mes kampionatit, Kupës së Shqipërisë dhe dueleve europiane.

Lexo edhe:

Duke ju falënderuar për çdo moment të paharrueshëm, për çdo mbështetje në ulje-ngritjet e këtij sezoni dhe për të gjithë dashurinë që di të falë tifozeria e Shkodrës, largohem duke ju uruar çdo të mirë në vazhdim.

Falënderime, respekt dhe mirënjohje për të gjithë”, shkruan Marku, i cili është lojtari i nëntë që largohet nga “Loro Boriçi”.

Kruja, Shehi, Bulatovic, Hoxhaj, Kaina, Gurishta, Latifi dhe Aralica janë futbollistët e tjerë që e kanë mbyllur me Vllazninë.

Ndërkohë që Vllaznia është përforcuar me emra si Darko Dodev, Eslit Sala dhe Ildi Gruda.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...