Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Juventus humbet pjesët, lojtari mungon në 5 ndeshjet e radhës. Botërori në pikëpyetje!

Dëmtimet kanë rezultuar të mallkuara në këtë start sezoni për Juventus. Pogba, Di Maria pa llogaritur këtu edhe Chiesën i cili është jashtë skuadre që nga sezoni i kaluar. Megjithatë, nëse për treshen e sipërpërmendur ka lajme pozitive, nuk mund të thuhet e njëjta për Gleison Bremer.

Mbrojtësi i transferuar nga Torino në verë, pësoi një dëmtim pikërisht në sfidën ndaj ish-skuadrës së tij dhe pas analizave të detajuara, rezulton se braziliani ka dëmtuar bicepsin femoral të kofshës së djathtë. Koha e rikuperimit nuk është e shkurtër teksa Bremer pritet të humbasë plot pesë ndeshje të programuara në kalendarin e torinezëve.

Bëhet fjalë për ndeshjet ndaj Empolit, Benficës (Champions), Leçe, PSG (Champions) si dhe Interit më datë gjashtë nëntor. Për fat mbrojtësi duhet të jetë normalisht në fushë disa ditë para Botërorit dhe vetëm ndonjë zhvillim i papritur mund ta linte jashtë listës së Brazilit për në Katar.

Gjithsesi, dëmtimi me siguri vendos në pikëpyetje teknikun Tite, i cili e ka grumbulluar Bremer vetëm së fundmi dhe nuk e konsideron një lojtar të formacionit titullar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...