Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Juventus u beson të rinjve projektin e “Rilindjes”, bardhezinjtë rinovojnë me talentin premtues

Juventus i këtij sezoni kërkon t’i dhurojë më shumë hapësirë dhe besim të rinjve. Të detyruar edhe nga situata e rëndëuar financiare, bardhezinjtë kanë nisur një projekt që ka në qendër të rinjtë dhe trajneri Massimiliano Allegri po tenton që ndeshje pas ndeshje të integrojë në skuadrën e parë elementë si Fagioli, Miretti, Iling-Junior, por edhe një risi si Kenan Yildiz.

Futbollisti i datëlindjes 2005 mbërriti në Torino në korrikun e vitit 2022 nga Bayern Munich dhe u bë menjëherë pjesë e të rinjve të Juventus si ekipi U17 dhe U19. Por, ishin seancat stërvitore me ekipin e parë ato që bënë të impresionohej Allegri dhe stafi i tij.

Lexoni edhe: 

Miqësoret e kësaj vere ishin po ashtu një sukses për sulmuesin dhe tashmë Yildiz është pjesë e pandarë e skuadrës së parë teksa debutoi në ndeshjen e parë të këtij sezoni me Udinesen, për t’u aktivizuar më pas edhe në sfidën me Bolognan.

Në këtë formë, drejtuesit i kanë vlerësuar paraqitjet e turkut duke i rinovuar kontratën e cila tashmë është e vlefshme deri në vitin 2027. Po ashtu, talenti 18-vjeçar ka përfituar edhe një rritje të ndjeshme të pagës sezonale.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...