Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Nexhipi bën të flitet shqip te Manisa, firmos lojtari i Kosovës

Jetmir Topalli është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Manisa në Turqi. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës është transferuar nga Istanbulspor në radhët e skuadrës ku është emëruar drejtor sportiv Nderim Nexhipi. Klubi i Manisës ka prezantuar lojtarin anësor, i cili ka nënshkruar së bashku me drejtoprin Nexhipi.

Manisa ndodhet në Ligën e Parë të Turqisë dhe synon ngjitjen në elitë, teksa pas tre ndeshjesh ka arritur që të grumbullojë 7 pikë. Topalli shihet si një lojtarë që mund ta ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivit.

Lexoni edhe: 

25-vjeçari numëron 6 ndeshje me fanellën e Kosovës, ndërkohë që karrierën e tij e ka zhvilluar vetëm në Turqi, teksa para Istanbulspor ka qenë pjesë e Yeni Malatyaspor. Edicionin e shkuar, sulmuesi anësor shënoi 5 gola në Superligën Turke me skuadrën nga Stambolli.

Në këtë mënyrën zvogëlohet akoma dhe më shumë numri i lojtarëve shqiptar që luajnë tek Istanbulspor, ku aktualisht pjesë e skuadrës janë Eduart Rroca, i cili mban dhe shirtin e kapitenit, Valon Et’hemi dhe Florian Loshaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Manisa Futbol Kulübü (@manisafk)

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....