Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europë

Juventus, Real dhe Barcelona nuk dorëzohen/ Superliga kthehet me nje propozim te ri

Superliga e famshme, ideja që skandalizoi opinionin publik vetëm pak muaj më parë dhe që dukej e lënë pas përgjithmonë,  rikthehet me një ndryshim të propozimit fillestar. Sipas “The Telegraph” Juventusi, Reali i Madridit dhe Barcelona, janë gati të modifikojnë formulën e parashikuar fillimisht, teksa nuk do të jetë më një kompeticion me një numër të caktuar dhe listë të mbyllur skuadrash, por një turne në të cilin skuadrat mund të kualifkohen nëpërmjet pozicionimit në kampionatet kombëtare, pra si Championsi aktual.

Ideja e Superligës 2 ju heq kundërshtarëve të saj arsyetimin se një kompeticion i tillë nuk ofron mundësi të barabarta. Sipas të përditëshmes angleze presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli do të ndërhyjë të martën në një samit të industrisë sportive, gjatë të cilit do të prezantojë propozimin e ri për kompeticionin.

Në këtë mënyrë synon të inkurajojë lindjen e klubeve kompetitive në qytete apo shtete ku nuk kanë për momentin mundësinë për të shfrytëzuar ndeshje të niveleve të larta. Ideja është ajo për ta bërë më demokratike botën e futbollit, një situatë krejt ndryshe me propozimin e mëparshem ku në Superligë do të ishin vetëm klubet më të mëdha të kampionateve kryesore pa mundësinë e përfshirjes së skuadrave të tjera.

Juve, Reali dhe Barcelona duan që në këtë mënyrë t’i kundërvihen sipas gazetës angleze, Uefas dhe klubeve që janë nën pronësi të fondeve shtetërore, si Paris Saint Germain që menaxhohet nga Qatari Sports Investments.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...