Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Juventusi largohet me turp, Chelsea bën detyrën ndaj Lilles

Juventusi turpërohet nga Villarreali në Torino e për rrjedhojë eliminohet që në fazën e 1/8-ave të Championsit. “Zonja e Vjetër”, e cila kishte barazuar në ndeshjen e parë në transfertë, jo vetëm që nuk fitoi, por u mposht thellë 0-3, duke u larguar me kokën ulur nga kompeticioni.

Bardhezinjtë u shpërfytyruan në minutat e fundit të ndeshjes, teksa golin e parë e pësuan në minutën e 78-të me 11-metërsh (Moreno), për të ardhur më pas te goli i dytë, i shënuar nga Torres. Në minutat shtesë mbrojtja e Juventusit shkaktoi sërish penallti, e shndërruar në gol nga Danjuma.

Avancon në çerekfinale edhe Chelsea, që iu imponua 1-2 në transfertë Lilles. Burak Yilmaz realizoi me 11-metërsh për vendësit në pjesën e parë, por blutë e Londrës përmbysën shifrat me golat e Pulisic në fundin e pjesës së parë dhe Aspilicuetas në të 71-tën.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...