Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Kessie tek Interi, reagim zyrtar nga agjentët e mesfushorit

Mesfusha është reparti më i mbipopulluar te Barcelona. Xavi ka në dispozicion talente si Pedri, Gavi apo De Jong, dhe Franck Kessie po has vështirësi për të fituar një post titullari.

26-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka nisur si titullar vetëm dy ndeshje në La Liga me Barcelonën. Ai u transferua tek ekipi katalanas si lojtar i lirë gjatë merkatos së verës.

Shumë është përfolur për të ardhmen e ish-milanistit. Sidomos për një rikthim në Serie A. Media të ndryshme raportojnë se Kessie është afër Interit.

Në lidhje me këtë lajm ka ardhur një reagim zyrtar. Agjencia që përfaqëson të drejtat e mesfushorit afrikan, ka mohuar zërat e transferimit tek Interi.

Merkato është mbyllur, por ende dëgjojmë lajme të pavërteta”, lexohet në komunikatën zyrtare të agjencisë që kujdeset për të drejtat e Kessie.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...