Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Këtë vit nuk ka pushime”, Klopp me “dorë të hekurt”! Gjermani paralajmëron lojtarët

Sezoni ende nuk ka përfunduar, por për Liverpool mund të konsiderohet si një sezon i dështuar. Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp është jashtë të gjithë objektivave, ndërsa në ndeshjet e mbetura mund të tentojë vetëm vendin e katërt në Premier League, edhe pse bëhet fjalë për një llogari mjaft të ndërlikuar. Duke parë situatën, duket se edhe trajneri Jurgen Klopp është dorëzuar për sezonin aktual dhe ka paralajmëruar lojtarët e tij se sezoni i ardhshëm do të nisë herët dhe nuk do t’i lejojë që të bëjnë pushime të gjata.

“Sezoni i ri duhet të jetë ndryshe dhe na duhet të marrim më shumë përgjegjësi. Duhet të përgatitemi më mirë në seancat e parasezonit, ndaj dua që lojtarët të kthehen më herët nga pushimet. E di shumë mirë dhe e respektoj nevojën e tyre për pushime, por duhet të bashkohemi sa më shpejt të jetë e mundur. Sezonin e ardhshëm duhet të tregojmë veten dhe ta vlerësojmë maksimalisht”, u shpreh Klopp.

Lexo edhe:

Sipas teknikut gjerman, skuadra duhet të mblidhet më datë tetë korrik në orën 11:00, me të vetmin lëshim për lojtarët që do të grumbullohen me kombëtaret dhe do të kenë impenjim deri në mesin e qershorit. Për ata do të ketë një lëshim, por vetëm tre ditë, pasi më 11 korrik edhe ata duhet të vendosen sërish nën urdhrat e Klopp.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...