Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Kombëtarja U-15, grumbullim tre ditor me lojtarë që aktivizohen në kampionatin shqiptar

Kombëtarja U-15 ka nisur nga sot një grumbullim tre ditor rutinë me disa lojtarë të vitlindjes 2010. Ekipi i drejtuar nga trajneri Armand Dama në mëngjesin e kësaj të hëne është grumbulluar në Tiranë dhe seancat stërvitore do të kryen në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Trajneri Dama ka publikuar edhe listën me 20 futbollistët e thirrur, të cilët aktivizohen në klubet dhe akademitë e futbollit shqiptar.

Lexo edhe:

Ky do të jetë seleksionimi i dytë i Kombëtares U-15 brenda një kohe të shkurtër. Përveç seancave stërvitore, në ditën e tretë të grumbullimit do të organizohet edhe një miqësore. Stafi teknik i Kombëtares U-15 do të vazhdojë nga afër lojtarët e grumbulluar për të formuar në të ardhmen një grup solid.

Përveç grumbullimeve zyrtare, çdo javë me futbollistët e talentuar punohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në kuadër të projektit “Step By Step”, që ka si qëllim të angazhojë të gjithë kuqezinjtë e vegjël që luajnë në Shqipëri.

Më poshtë edhe lista e 20 lojtarëve të thirrur nga trajneri Armand Dama për grumbullimin 3-ditor:

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...