Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Kumbulla drejt bashkimit me ish-trajnerin, Mourinho i fiksuar pas mbrojtësit të Barçës

Jose Mourinho ka një fiksim për qendrën e mbrojtjes. Verdhekuqtë fituan Conference League në finalen e Tiranës, teksa sezonin e ardhshëm do të garojnë në Europa League.

Tifozët presin që ekipi i tyre i zemrës të zhvillojë një sezon si protagonist në Serie A, me “Special One” që shpreson e beson të rikthejë Romën në Champions League.

Emra të ndryshëm janë përfolur gjatë kësaj kohe, teksa Goal.com shkruan se objektivi i madh i Mourinhos është Clemente Lenglet, qendërmbrojtësi francez i Barcelonës.

27-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Xavit dhe ka përfunduar në merkato. Drejtuesit e Barcelonës kanë nevojë për miliona dhe po presin ofertën e parë zyrtare të Romës.

Ndërkohë, Torino vazhdon të shfaqë interes për Marash Kumbullën, i cili mund të ritakohet me kroatin Ivan Juric nëse Roma gjen marrëveshjen në lidhje me Lenglet.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...