Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Kuqezinjtë ndeshje kontrolli në Elbasan, Sylvinho fton edhe 4 lojtarë nga Shpresat

Kuqezinjtë ndeshje kontrolli në Elbasan
Kuqezinjtë ndeshje kontrolli në Elbasan

Kuqezinjtë e Sylvinhos kanë zbarkuar sërish në “Elbasan Arena” këtë pasdite, ku do të zhvillojnë një ndeshje kontrolli mes grupit, teksa bashkë me futbollistët e grumbulluar, janë bashkuar edhe katër emra nga Shqipëria U21.

Bëhet fjalë për Arda Kurtulan, Medon Berishën, Adi Dajkon dhe Elmando Gjinin, të cilët lanë skuadrën e Bushit dhe u vunë në dispozicion të trajnerit Sylvinho vetëm për këtë të martë.

Lexo edhe: 

Të katër lojtarët do të kenë mundësinë të bashkohen me grupin e 26 futbollistëve të grumbulluar nga trajneri brazilian i kuqezinjve dhe të tregojnë cilësitë e tyre para këtij të fundit.

Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje kontrolli brenda grupit, me dyer të mbyllura në stadiumin “Elbasan Arena”, ku pritet që trajneri Sylvinho të qartësojë idetë e tij dhe të skicojë formacionin me të cilin do të luajë përballë Moldavisë mbrëmjen e 17 qershorit në “Air Albania”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...