Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi në ndjekje të Tiranës, test force për Partizanin

Laçi është skuadra që ka ecurinë më të mirë në këto javë të fundit, teksa në shtatë ndeshjet e fundit ka mundur të marrë 6 fitore dhe një barazim, duke arritur që rikuperojë disa pozicione e tashmë me të drejtë e sheh veten si favorit për kren, teksa ndodhet 9 pikë pas Tiranës kryesuese, me një ndeshje më shumë për të luajtur.

Trajneri Mirel Josa po i merr maksimumin bardhezinjve, të cilët do të provojnë të tregojnë muskujt dhe në takimin me Partizanin, që këtë vit kalendarik e ka nisur mjaft mirë. Ardit Deliu do të jetë mungesa e madhe e kurbinasve në këtë sfidë, me mesfushorin që mori kartonin e katërt të verdhë në suksesin e fundit të Laçit me Teutën, dhe është i detyruar që këtë përballje ta ndjekë nga tribuna.

[jsStandings id =”271871″ columns =”played_chk;point_chk”]

Te Partizani gjërat duket se kanë ndryshuar me trajnerin Dritan Mehmeti, që ka koleksionuar një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet e tij të para si trajner i të kuqve. Ekipi i është përgjigjur mirë, teksa skuadra po prodhon lojë, raste dhe mbi të gjitha rezultate, por prova e vërtetë do të jetë pikërisht transferta me skuadrën e Laçit.

Në fazën e parë kryeqytetasit nuk morën më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi e tashmë duan që së paku të mos dalin pa pikë, e të sfidojnë ekipin që në këto javë ka qenë e vështirë për të gjithë për t’i marrë pikë. Ky takim do të transmetohet në Supersport 3, duke nisur prej orës 13:45

Një fitore për të kuqtë do të ishte mundësia për të shpresuar se deri në fund mund të tentojnë zonën evropiane, pasi aktualisht ndodhen në vendin e pestë me 22 pikë, nëntë më pak se kundërshtari që kanë përballë. Laçi në anën tjetër shpreson që të arrijë fitoren e radhës për të rikthyer në 6 pikë diferencën me kreun.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...