Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Lecce eliminohet nga Kupa e Italisë, Parma bind dhe kualifikohet në raundin e 1/8-ave

Lecce eliminohet nga Kupa e Italisë, ndërsa ra në shtëpi ndaj Parmës, më sfidën e raundit të 1/16-ave që u mbyll me rezultatin 2-4.

Miqtë zhbllokuan takimin që në minutën e 9’ me Sohm, ndërsa Bonny dyfishoi avantazhin në minutën e 29’.

Lexo edhe:

Skuadra e Ramadanit dhe Berishës, me dy shqiptarët që e nisën këtë takim si titullarë, reagoi në fraksionin e dytë. Në minutën e 54’ Piçoli rihapi sfidën, teksa Strefezza barazoi në minutën e 76’.

Gjithçka po shkonte mirë për Lecce-n deri në minutën e 90+4’, kur një autogol i Pongracic riktheu Parmën në avantazh.

Në fund takimi u vulos nga Man, që shënoi në minutën e 90+7’ nga pika e bardhë e penalltisë.

Kështu Lecce eliminohet në raundin e 1/16-ave, teksa Parma siguron fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë.

Ndërsa Genoa fitoi në shtesë ndaj Reggiana-s, të cilën e mundi me rezultatin 2-1 dhe siguroi kualifkimin për raundin tjetër.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...