Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Legjionarët protagonistë/ Cikalleshi dhe Muçolli me gola, Laçi dhe Selahi asist në Çeki e Kroaci

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2023 në muajin mars, me brazilinian Sylvinho që do të debutojë si trajner i kuqezinjve. Tekniku ka nisur nga puna prej kohës, ndërsa një pjesë e lojtarëve të Shqipërisë po kalojnë momente të mira.

Sokol Cikalleshi shënoi dy gola në ndeshjen e javës së 16-të në Arabinë Saudite, duke i dhënë skuadrës së Al Khalej fitoren. Kavajasi shkon në kuotën e 5 golave në këtë edicion, por ky vit kalendarik ka nisur mjaft mirë për të.  Në Danimarkë vijon të bëjë mirë Arbnor Muçolli, i cili gjeti rrugën e rrjetës për të katërtën herë këtë edicion.

23-vjeçari shënoi në suksesin 4-1 të Velje ndaj Fremad Amager, ndërsa u shpall dhe lojtari i ndeshjes. Titullar luajti dhe Myrto Uzuni në ligën e dytë spanjolle, por nuk arriti dot që të shënonte në takimin mes Granadës dhe Huesca.

Në Çeki, Qazim Laçi u bë protagonsit me një asist në suksesin e Sparta Prague ndaj Jablonec, me mesfushorin i cili shërbeu saktë për golin e tretë të skuadrës së tij, që kristalizoi dhe suksesin 3-0 këtë edicion.  Ivan Balliu vijon të jetë një titullar i padiskutueshëm tek Rayo Vallecano, teksa ishte titullar dhe në ndeshjen e javës së 22-të të La Liga ndaj Sevilla-s, me ndeshjen që përfundoi në barazim 1-1.

Në Itali, Ardian Ismajli luajti për 90 minuta me Empolin në përballjen ndaj Fiorentinës, ndërkohë që 90 minuta ishte në fushë dhe Berat Gjimshiti ndaj Lecces me Atalantën e tij. Ndeshje e plotë dhe për Elseid Hysajn me Lazion, në fitoren 0-2 ndaj Salernitanes. Nedim Bajrami luajti vetëm 79 minuta me Sassuolon ndaj Napolit, ndërkohë që Frederik Veseli dhe Emanuele Ndoj sfiduan njëri-tjetrin në Serie B për 90 minuta të dy në ndeshjen Benevento – Brescia që u fitua nga vendasit me rezultatin 1-0.

Në kampionatin kroat, Lindon Selahit dhuroi një asist në fitoren e Rijekës ndaj Lokomotivës së Zagrebit me të cilën luante titullar Jon Mersinaj, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizua dhe Indrit Tuci. Në Hungari, Honved mori fitoren 2-0 ndaj Debrecen, ndërsa ishin titullar Albi Doka dhe Herdi Prenga. Ndërkohë luajtën titullar dhe Ylber Ramadani në Skoci, Amir Abrashi në Zvicër.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...