Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Leicester prek kualifikimin, Milik nderon Marseillen, “lumë golash” në “Philips Stadium”

Leicester ia ka dalë të triumfojë me rezultatin 2-0 përballë francezëve të Rennes në sfidën e parë të fazës së 1/8-ave të Conference League, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve, ndonëse gjithçka do të vendoset një javë më vonë në Francë.

Albrighton shënoi golin e avantazhit për skuadrën angleze në minutën e 30’, ndërsa në shtesë asistoi për Iheanachon, i cili dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë, duke afruar edhe më shumë me kualifikimin “dhelprat”.

“Lumë golash” por pa fitues në “Philips Stadium”, të Eindhovenit, aty ku PSV-ja vendase u nda në barazimin e çmendur 4-4 me danezët e Copenhagen. Këta të fundit gjetën të parët avantazhin dhe e mbyllën pjesën e parë me shifrat 1-3, por në fund nuk shkuan dot përtej barazimit, duke shtyrë çështjen e kualifikimit për në javën e ardhshme në Danimarkë.

Mori fitore në ndeshjen e parë edhe Marseille, që mposhti me shifrat 2-1 Baselin e Taulant Xhakës. Francezët shënuan dy herë me anë të polakut Arkadiusz Milik, por sulmuesi në pronësi të Interit, Sebastiano Espozito gjeti rrjetën për Baselin, duke mbajtur gjallë ëndrrën e zviceranëve për një kualifikim të mundshëm në sfidën e kthimit.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes ishte ajo mes Bodo/Glimt dhe AZ Alkmaar, që u fitua me rezultatin 2-1 nga norvegjezët, falë një penalltie të ekzekutuar saktë nga Solbakken në minutën e 91-të.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...