Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Lojtari i Kombëtares “skanon” Barçën: Ekip i frikshëm, Dembele e Raphinha të bëjnë me dhimbje koke

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Ivan Balliu, një futbollist i rritur në akademinë e Barçës, La Masia, aktualisht pjesë e Rayo Vallecanos, ka dhënë një intervistë ku flet për ndjesitë i jep kësaj Barçe e re në prag të sfidës së parë të kampionatit pikërisht përballë “blaugranave”.

Kujtimet për La Masian: “Kalova tetë vjet atje dhe i jam bashkuar ekipit të për parë në dy faza parasezonale. Kam luajtur me lojtarë si Sergi Roberto, Rafinha, Sergi Gómez, Deulofeu… Janë kujtime shumë të bukura”, pohoi 30-vjeçari shqiptar.

Elozhet për Dembelenë: “Është një lojtar i një niveli tjetër. Një lojtar kaq i paparashikueshëm që mund të bëjë shumë gjëra dhe në ditët kur nuk duket mirë. Është një dhimbje koke për çdo kundërshtar, duhet të jetë “ylli” i kësaj Barça”.

Barcelona është kthyer e frikshme:  “Kemi parë videot dhe dallohet që e kanë rritur shumë nivelin në të gjitha linjat. Mund të them se kjo Barcelonë të fut frikën. Është një ekip imponohet dhe është e qartë se fitorja në “Camp Nou” këtë vit do të jetë shumë e vështirë. Për mua është e qartë, Barça është kandidate për të fituar La Ligën dhe ndoshta edhe Champions”.

Markimi i Raphinhas, mision i pamundur: “Raphinha më ka befasuar. Është pak si Dembélé, por ka më shumë teknikë dhe “lojë të bukur” të brazilianëve. Do të jetë një tjetër dhimbje koke. Do të jetë pothuajse e pamundur të përsëritet fitorja e sezoni i kaluar”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...